Lajme

Ukraina thotë se nuk do të negociojë me “ata që kërcejnë mbi kocka”

10/01/2022 17:38
nga:Astrit Gashi

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë se negociatat me Rusinë do të jenë të mundshme vetëm me një “president të ri të Rusisë”

Gjatë periudhës së fundit, preesidenti rus ka bërë thirrje për Ukrainën që të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Këtë thirrje nga Rusia është refuzuar nga një këshilltar presidencial duke thënë se nuk ka kuptim të zhvillohen bisedime me ata që “vallëzojnë mbi kocka”, pra me Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një postim në Twitter, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak është shprehur se negociatat do të jenë të mundshme vetëm me një “president të ri të Rusisë”, duke përsëritur një linjë nga shefi i tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.