Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një avion spiun ushtarak rus mbi Detin Azov, në atë që analistët thonë se do të ishte një goditje për fuqinë ajrore të Moskës.
Shefi i ushtrisë, gjenerali, Valerii Zaluzhnyi, tha se forcat ajrore kishin “shkatërruar” një avion të zbulimit të radarëve me rreze të gjatë A-50 dhe një qendër kontrolli ajror Il-22, shkruan BBC.
A-50 zbulon mbrojtjen ajrore dhe koordinon objektivat për avionët rusë.
Ukraina ka luftuar për të bërë përparime të rëndësishme kohët e fundit kundër forcave ruse në juglindje.