Lajme

Ukraina thotë se goditi aeroportin ushtarak rus dhe një fabrikë të eksplozivëve

10/20/2024 14:37
nga:G C

Forcat ukrainase sulmuan infrastrukturën në një aeroport ushtarak në rajonin Lipetsk të Rusisë dhe një ndërmarrje të prodhimit të eksplozivëve në rajonin e Nizhny Novgorod, tha të dielën Shtabi i Përgjithshëm i Kievit.

Konfirmimi erdhi pasi zyrtarët rusë dhe kanalet Telegram thanë se Ukraina kishte shënjestruar ato rajone në një sulm me dron gjatë natës, raporton Reuters.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës shtoi se ishte ende duke e vlerësuar shkallën e dëmeve.