Lajme

Ukraina thotë se forcat ruse e gjuajtën një spital të fëmijëve në Luhansk

03/22/2022 18:11
nga:Q R

Një spital i fëmijëve në rajonin e Luhanskut ishte shënjestër e forcave ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë, u evakuuan nga ndërtesa, pasi çatia mori flakë.

Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut të Ukrainës lindore, shkruan Skynews.

Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase. Deri tani raportohet se janë shkatërruar dhjetë sosh.