Lajme

Ukraina shkatërron me kamikaz një tank rus në Zaporizhia

10/06/2023 08:24
nga:Sh R

Ky është momenti kur droni kamikaz ukrainas shkatërroi tankun rus që po ikte nga vija e frontit e luftimeve.

Pamjet u publikuan nga Brigada e 47-të e Mekanizuar e Veçantë e Forcave të Armatosura të Ukrainës

Siç raportohet, tanku i blinduar rus i tipit T-90 ishte duke lëvizur nëpër një pistë dheu në rajonin e Zaporizhia-s.

Pas disa çasteve, tanku rus shpërtheu kur u sulmua nga droni kamikaz i ukrainasve.