Lajme

Ukraina: Rusia kreu 1,100 krime lufte vetëm në rajonin e Kharkivit

10/08/2022 17:48
nga:Y I

Hetuesit ukrainas kanë regjistruar 1,100 krime lufte të kryera nga ushtria ruse në pjesën e pushtuar të rajonit të Kharkiv.

Shumica e procedimeve penale, rreth 1,000, ishin për shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës, thotë agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, raporton BBC.

Më tej, raportohet se ekspertët e pastrimit të minave kanë inspektuar 1,287 hektarë të territorit të de-okupuar dhe kanë gjetur 20,903 objekte shpërthyese – nga të cilat 1,462 janë shkatërruar deri më tani.