Lajme

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur mbi 25 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës

05/07/2022 12:11
nga:Astrit Gashi

Numri i përgjitshëm i ushtarëve të vrarë rusë, që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë, ka kaluar shifrën prej 25 mijë,
njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, u shkatërruan 1122 tanke, 2713 automjete të blinduara luftarake, 509 sisteme artilerie dhe 84 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu pretendohet se janë shkatërruar 199 avionë, 155 helikopterë, 155 anije dhe varka, 341 dronë dhe 90 raketa kryqëzore.