Forcat ukrainase i janë përgjigjur përpjekjeve ruse për t’i dëbuar nga një pjesë e territorit rus duke nisur një numër të madh sulmesh në një zonë tjetër kufitare.
Raportohet se në kët sulm, ukrainasit po përdorin dronë, artileri dhe trupa.
Më shumë se 20 fshatra në rajonin Belgorod të Rusisë – të cilat ndodhen në një shtrirje toke 150 kilometra përgjatë kufirit ukrainas – janë sulmuar, sipas guvernatorit të rajonit, Vyacheslav Gladkov. Ushtria ukrainase nuk e ka pranuar zyrtarisht operacionin, shkruan CNN.
Sulmi nga forcat ukrainase duket se është në përgjigje të humbjeve të tyre të fundit në rajonin rus të Kursk, ngjitur me Belgorod, ku ata kapën më shumë se 1000 kilometra katrorë gushtin e kaluar. Javët e fundit një ofensivë e re ruse e mbështetur nga trupat e Koresë së Veriut i ka shtyrë ata të kthehen në kufi.