Lajme

Ukraina në prag të luftës, “lajmërohet” kryetari i shoqatës së shqiptarëve atje

01/27/2022 17:26
nga:Gazeta Blic

Alesandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, ka folur për gjendjen e shqiptarëve në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se nuk beson që në Ukrainë do të ketë luftë.

“Kjo luftë mes rusëve dhe ShBA-së është një luftë e ftoftë. Ne jemi shumë larg nga ky proces. Jem pranë kufirit me Moldovinë. Atje ka mijëra kilometra. Po mendojë që luftë nuk do të ketë. Ne jemi këtu gjatë. Ukraina ka shumë vëllezër nga ShBA-ja, NATO-ja, Kosova, nga Maqedonia, Shqipëria dhe nuk jemi vet. Kjo puna sot ose nesër do të soset, mendoj kështu”, tha ai.

Më tutje, ai deklaroi se rreth 5 mijë shqiptarë banojnë në Ukrainë.

“Jemi 5 mijë banorë shqiptarë në Ukrainë”, tha ai.

Dermentli ka falënderuar edhe Kosovën për mbështetjen e ofruar për Ukrainën.