Lajme

Ukraina në emergjencë, sulmet ruse lënë në “terr” gjysmën e vendit

12/16/2022 13:03
nga:Astrit Gashi

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshem pasi sulmet me raketa ruse në të gjithë vendin kanë lënë në errësirë më shumë se 50% të energjisë në Ukrainë.

Ministri i Energjisë së vendit, Herman Halushchenko, tha se nëntë objekte energjetike u dëmtuan në sulmin e sotëm.

Disa zona, duke përfshirë Kharkivin dhe Poltava po vuajnë nga ndërprerjet e energjisë elektrike.