Sporti

Ukraina mposht Maqedoninë e Veriut, merr tre pikët e para në Euro2020

06/17/2021 16:51
nga:Lorik J

Kombëtarja e Ukrainës ka fituar ndeshjen e dytë në kampionatin evropian.

Ukraina ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Yarmelenko dhe Yarmechuk.

Në pjesën e dytë, Alioski shënoi për Maqedoninë e Veriut për ta siguruar golin e nderit.

Deri në fund, Ukraina kishte edhe një rast shënimi, por Malinovskyi humbi penalltinë pak para fundit.

Ukraina merr tre pikët e para, kurse Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport