Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pretenduar se gjashtë aeroplanë rusë, katër tanke dhe 50 ushtarë rusë janë eliminuar sot nga ta.
Sulmet e para erdhën pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, duke i dhënë fund definitivisht çdo spekulimi se çfarë kishte ndërmend të bënte presidenti rus Vladimir Putin.
Vetëm pak minuta më parë, Putin njoftoi se po urdhëronte operacionin ushtarak në Ukrainë.
Shpërthimet vinin nga një distancë larg qendrës së qytetit, por ishin qartë të dëgjueshme në të gjithë kryeqytetin ukrainas, zhurma e thellë përshkoi mëngjesin e qetë të hershëm.
Banorëve të Kievit u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të paketojnë një çantë me gjërat e nevojshme, në rast se duhet të largohen papritur.
Më poshtë keni njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.


