Presidenti i Ukrainës, Zelensky i bëri thirrje kujtdo që kërkon të rrëmbejë armët kundër forcave ruse që të regjistrohet në njësitë e mbrojtjes territoriale të vendit.
Teksa forcat ruse janë futur tashmë në Ukrainë që nga orët e para të mëngjesit, Ukraina po mundohet të mbrohet deri në fund.
Ajo ka informuar se do të armatos të gjithë veteranët e saj dhe po ashtu do të ofrojë armë për të gjithë ata të cilët janë të gatshëm t’i përdorin.
Presidenti Zelensky bëri thirrje të mos bëhej panik dhe të luftohej për çdo pëllëmbë të tokës ukrainase.
“Ne do t’i japim armë kujtdo që dëshiron të mbrojë vendin. Jini të gatshëm të mbështesni Ukrainën në rrugët e qyteteve tona”, ka thënë ai.
Ми видаватимемо зброю всім, хто бажає захищати країну. Будьте готові підтримувати Україну на площах наших міст.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022


