Lajme

Ukraina ka një kërkesë për Kryqin e Kuq

03/27/2022 07:32
nga:Q R

Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të mos hapë një zyrë të planifikuar në Rostov-on-Don të Rusisë, duke thënë se kjo do të legjitimonte “korridoret humanitare” të Moskës dhe rrëmbimin dhe dëbimin e detyruar të ukrainasve.

Kreu i KNKK-së tha të enjten pas bisedimeve të tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov se ishte e nevojshme marrëveshja midis ushtrive ruse dhe ukrainase përpara se civilët të mund të evakuoheshin siç duhet nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Mediat ruse raportuan se shefi i Kryqit të Kuq Peter Maurer i kërkoi Rusisë të lehtësonte hapjen e një zyre të Kryqit të Kuq në Rostov-on-Don.

Mykhailo Radutskyi, kryetar i komitetit të shëndetit publik në parlamentin e Ukrainës, i bëri thirrje Kryqit të Kuq që të ndryshojë planet e tij. /REL/

Osmani në takim me Kryeministrin e Katarit dhe ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve