Lajme

Ukraina i kërkon Perëndimit të mos krijojë panik për trupat ruse në kufi

01/28/2022 22:14
nga:Y I

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i kërkoi Perëndimit të mos krijojë panik për vendosjen e trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Ai u tha gazetarëve se paralajmërimet për një pushtim të mundshëm po rrezikojnë ekonominë e vendit.

Disa ditë më parë, Joe Biden tha se besonte se Rusia mund të sulmojë Ukrainën muajin e ardhshëm.

Rusia, megjithatë, mohon se po planifikon ndonjë pushtim të mundshëm.

Rusia ka rreth 100,000 trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.

Zelensky tha se këtë akt të Rusisë nuk e sheh më kërcënues se grumbullimi i trupave ruse në kufi pranverën e kaluar.