Ukraina ka vendosur të mos e dëgjojë fjalën e UEFA-s.
UEFA e kishte cilësuar si veprim politik hartën në fanelën e Ukrainës e cila ka përfshirë Krimenë si pjesë të territorit që zgjoi edhe reagimet e Rusisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë Federata e Futbollit të Ukrainës ka vendosur të mos e dëgjoj UEFA-n të cilët kishin thënë se fanela e Kombëtares së Ukrainës duhet të ndryshojë.
Federata e Futbollit të Ukrainës ka reaguar duke thënë se ishin UEFA ata të cilët e aprovuan këtë fanelë dhe më nuk kanë arsye për t’a ndryshuar.
“Ne kemi uniformën tonë dhe UEFA e aprovoi atë. Do të luajmë me këtë uniformë. Ajo u aprovua dhe nuk kemi pse të bëjmë ndryshime”, ka thënë zëdhënësi për shtyp i Ukrainës, Oleksandër Hlivisnki.


