Lajme

Ukraina humb terren në Kursk, trupat ukrainase në vështirësi

12/28/2024 19:04
nga:Y I

Ukraina po e humbet me ritme të shpejta betejën në rajonin e Kurskut, ku forcat e saj nisën një inkursion surprizë gushtin e kaluar.

Të dhënat nga vija e frontit sugjerojnë se trupat ukrainase po pësojnë humbje të rënda për shkak të vështirësive në komunikim dhe taktikave të dobëta.

Ndërkohë, Rusia ka dërguar mbi 50 mijë trupa në rajon, përfshirë disa nga aleatja e saj, Koreja e Veriut.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Kinës që të ndërhyjë, me argumentin se ushtarët koreano-veriorë po përdoren si mjete të sakrifikueshme.

“Populli korean nuk duhet t’i humbasë njerëzit e tij në luftime në Evropë. Dhe për këtë tek Koreja mund të ndikojnë fqinjët, përfshirë Kinën”, tha Zelensky.

Forcat ukrainase aktualisht druhen se një dështim në Kursk mund të dobësojë pozitën e tyre në 1 mijë kilometra vijë fronti.

/Euronews Albania/