Lajme

Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore

10/05/2023 07:07
nga:G B

Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore S-400 Triumph pranë qytetit rus të Belgorodit.

Mediet ukrainase raportojnë se sulmi është kryer gjatë natës.

Videot e postuara në kanalet ruse Telegram me sa duket kapën tingujt e shpërthimeve mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm

Burimet brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës që folën për mediat nuk dhanë hollësi për shkallën e dëmit.

Rusia më herët sipas lapsi, pretendoi se forcat e saj kishin rrëzuar 31 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk.