Lajme

Ukraina bëhet gati për sulmin fillon panik i madh, vjen reagimi i Presidentit

02/13/2022 16:31
nga:Gazeta Blic

Më shumë se 10 vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë si dhe Shqipërinë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen nga Kievi. Disa kanë evakuuar gjithashtu stafin diplomatik dhe familjet.

Ndërsa, Britania e Madhe ka tërhequr edhe monitoruesit e OSBE-së në kiev me justifikimin se situata e sigurisë PO përkeqësohet.

Por thirrjet për largim të menjëhershëm nga Ukraina sollën reagimin e Kievit zyrtar. Presidenti, Volodymyr Zelensky, deklaroi se thirrjet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës kanë shkaktuar panik.

Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka refuzuar të mbyllë misionet diplomatike në Kiev.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës u shpreh i bindur se Rusia nuk do të arrijë të pushtojë asnjë qytet, pasi ushtria është e gatshme t’i përgjigjet.

Ministri ukrainas u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë përballë paralajmërimeve në rritje, duke e quajtur qetësinë si armen kryesore.