Derisa trazirat pasuan në Rusi, në Ukrainë, forcat e Kievit arritën të përparonin përgjatë frontit lindor – sipas ushtrisë ukrainase.
Trupat ukrainase arritën në afërsi të qytetit lindor të Bakhmut – një zonë e marrë nga grupi mercenar Wagner – dhe në një zonë më në jug.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se një ofensivë ishte nisur pranë një grupi fshatrash që rrethojnë qytetin.
“Në të gjitha këto territore, ne kemi bërë përparime”, shkroi Maliar, shkruan Skynews.


