Eliminimi i Gjermanisë, Francës, Portugalisë dhe Holandës ka bërë ndryshime radikale në Kampionatin Evropian.
Tashmë fuqishëm si favorite shihen Anglia, Italia dhe Spanja për të triumfuar në Kampionatin Evropian, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas fitores së djeshme, anglezët janë kandidatët më të fortë për trofeun teksa suksesi i tyre kuotohet me koeficientin 3.
Fitorja e Spanjës ndaj Kroacisë ka ndikuar edhe në rritjen e mundësisë që kjo kombëtare të triumfoi plotësisht në këtë kompeticion. Ajo kuotohet me kuotë 4.
Podiumin e basteve e mbyll Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, teksa menjëherë më pas vjen Lukaku me shokë.
Një fitore e Belgjikës kuotohet me koeficientin 8. Pas suksesit ndaj Francës, Zvicra vlerësohet me 23, teksa 26 e ka koeficientin Republika Çeke e bomberit të turneut ende në garë.
/GazetaBlic Sport/


