Lajme

Ukë Rugova: LDK është parti e hapur, përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë

13 orë më parë
nga:Y I

Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për ‘përçarjen brenda LDK-së’, konkretisht deklaratën e Agim Veliut  kundër Lumir Abdixhikut, i cili ndër të tjera tha se ky i fundit “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu” dhe sipas tij rezultati i partisë në zgjedhjet e fundit “është dështim”.

Për këto deklarata, Ukë Rugova, u pyet nga Insajderi i cili tha se Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes Rugova.

I njëjti pohoi se LDK ka ngritje në zgjedhjet e fundit.

“Përkrahim fuqishëm kryetarin Abdixhiku dhe përgëzojmë për rezultatin që ka arritë në zgjedhjet e fundit ku LDK-ja ka pësu ngritje prej më shumë se 6% dhe ka përkrahjen e plotë të familjes sonë”, tha Rugova.

Sipas tij, brenda LDK-së “nuk ka përçarje”.

“LDK është një parti e hapur ku debati e dialogu gjithmonë ka qenë i hapur edhe duhet me pas parasysh atë që presidenti Rugova gjithmonë e përmendte që të kemi unitet funksional dhe besoj që LDK do të vazhdojë rrugën e fuqizimit të mëtutjeshëm…”, shtoi ai.