Lajme

Ukë Rugova i shkon në vizitë Ruzhdi Shehut: Zëri i junikasve në Kuvend

02/04/2026 16:55
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur sot në takim deputetin e zgjedhur të LDK’së, Ukë Rugovën, që është djali i Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës.

Shehu ka thënë se Uka ka konfirmuar që do të jetë zëri i junikasve në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të ofrojë kontributin e tij pa rezervë në shërbim të Komunës së Junikut.

Për Presidentin Historik, Shehu ka thënë se është jo vetëm arkitekt i Pavarësisë së Kosovës, por edhe ideator dhe themelues i Komunës së Junikut.

“Faleminderit deputetit Ukë Rugova për vizitën dhe përkrahjen e tij për Junikun”, ka shkruar Shehu.