Lajme

Ukë Rugova deklarohet pasi Abdixhiku i mbijetoi procesit të votëbesimit

01/31/2026 22:01
nga:Sh R

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ukë Rugova, ka thënë se Kuvendi i sotëm, ku Lumir Abdixhiku u konfirmua kryetar i LDK-së, prodhon unitet më të madh brenda partisë.

Rugova ka thënë se LDK-ja do të angazhohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe që vendi të ketë sa më shpejt institucione.

“Është një Kuvend që prodhon unitet më të madh brenda Lidhjes Demokratike. Është radha që të punojmë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të angazhohemi që sa më shpejt të krijohen institucionet”, tha ai.