Lajme

Ukaj për vizitën e Macronit në Serbi: Ka dy dimensione, atë historik e miqësor dhe impaktin ekonomik

08/29/2024 19:08
nga:Sh R

Politologu Fidan Ukaj sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vizitën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në Serbi.

Ajo u shpreh se kjo vizitë ndodhi pak muaj pasi presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ishte në Francë dhe iu kërkua dorëzimi i grupit kriminal, para organeve të drejtësisë.

Por, Ukaj tha se kjo vizitë ka dy dimensione, atë historik e miqësor, si dhe impaktin ekonomik.

“Ishte 5 ose 6 muaj para kësaj kohe, kur presidenti Vuçiq ishte në Francë dhe ishte e papritur për të, kur në sytë e tij u kërkua dorëzimi i grupit kriminal, para organeve ligj-zbatuese dhe mendoj se presidenti Vuçiq e ka marrë me mjaft seriozitet një gjë të tillë, një kërkesë e tillë është përsëritur disa herë në adresë të Serbisë dhe mendoj që këto paralajmërimet që ishin jo shumë kohë nga kjo vizitë e Macronit , se Serbia pritet ta arrestojë kriminelin Radojçiq”.

“Siç duket presidenti Vuçiq po e kapitalizon një mundësi të tillë dhe duke i premtuar presidentit Macron se do të veprojë dhe do ta arrestojë grupin e Radojçiqit, sot e kemi vizitën e Macronit, që mendoj që i ka dy dimensione, dimensionin historik dhe miqësor që nga e kaluara dhe impaktin ekonomik që pritet të nënshkruhet një marrëveshje shumë e rëndësishme për Serbinë e poashtu edhe për Francën, shitja e avionëve Rafale që janë teknologjia më e lartë e aviacionit luftarak në botë”, u shpreh ai.