Politologu Fidan Ukaj sot në “Info Magazine” në Klan Kosova duke folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, tha se vullneti i Serbisë s’është akoma që ta dorëzojë kryerësin e këtij akti terrorist.
Ai u shpreh se me dorëzimin e tij do të fundosej, siç tha ai edhe vet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i gjithë Bashkimi Evropian ka pasur një kërkesë të tillë në adresë të Vuçiqit, mirëpo siç duket vullneti i shtetit serb nuk është akoma që ta dorëzojë kryerësin e këtij akti terrorist, paçka se mendoj se me dorëzimin e tij sigurisht se fundoset edhe vet Vuçiqi sepse pashmangshëm i gjithë akti terrorist lidhet kryekëput me presidentin Vuçiq dhe shtetin serb”, tha tutje ai.


