Lajme

Ukaj: Nuk mendoj se VV-ja do të ketë përqindje aq të lartë sa e nxjerrin sondazhet!

06/29/2024 17:04
nga:Y I

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik nga kompania “UBO Consulting” partitë politike në Kosovë kanë ruajtur pozitat e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë në epërsi kundrejt partive opozitare.

Sipas këtij sondazhi, nëse zgjedhjet mbaheshin tani, Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në kuotën e 49.6%,  në vendin e dytë Partia Demokratike e Kosovës (PDK ) me 17%, në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.5% dhe në fund AAK-NISMA me 8.6 % duke shënuar rritje nga matjet e fundit të publikuara.

Në lidhje me këtë sondazh është deklaruar për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike, Fidan Ukaj.

“Nuk mendoj se VV-ja mund të ketë nje perqindje aq të madhe siç po e nxjerrin sondazhet, por se mendoj se do jetë parti e parë”

“Do të jetë me një perqindje larg asaj që ka marr në zgjedhjet e fundit nacionale” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”

Fidan Ukaj, Analist!

Lista GUXO ka shënuar një rritje të lehtë nga 0.6 në mars në 0.7 për qind në qrshor, bazuar matjet e “UBO Consulting”

Partia Social Demokrate nga ana tjetër ka grumbulluar vetëm 0.4 për qind të mbështetjes.

Sipas sondazhit, Lista Serbe më vetëm 3 për qind të mbështetjes, rezulton se ka shënuar rënie krahasuar me matjet e muajit mars.

/Gazeta Blic/