Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në profilin e tij zyrtar në ‘twitter’ ka shkruar për Betejën e Koshares, e cila ka rastisur të jetë në të njëjtën ditë kur Kosova shënon edhe Ditën e Kushtetutës.
Megjithatë Kurti në këtë postim nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por është referuar vetëm si “gra e burra të guximshëm”.
Kjo ka nxitur reagime të shumta.
Pa reaguar s’ka qëndruar as aktivisti i mirënjohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtrai i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi, i cili është edhe autor i librit “ “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.
Lushi i ka thënë kryeministrit Kurti se nuk duhet hezituar për t’a përmendur e nderuar emrin e krenarisë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktivisti shqiptar në SHBA tutje ka thënë se të gjithë gratë dhe burrat e guximshëm kanë pasur emër dhe ai është UÇK.
Mr. Prime minister @albinkurti, ‘brave men and women’ were not nameless but had a name: #KLA. Don’t shilly-shally to say it, write it, and honor OUR MOST PROUD NAME. We were not nameless men and women. We were Kosova Liberation Army K L A.
— Uk Lushi (@UkLushi) April 9, 2021
Lushi është ekonomist dhe autor shqiptar që vepron në ShBA. I diplomuar në Columbia University të Nju Jorkut, ai ka botuar librin “Shqiptaro-amerikanët e UÇK-së – Kronikë e Batalionit Adriatiku”.