Sporti

“Ujku” është kthyer! Daniel Lekndreaj harron lëndimin, gati për një tjetër sezon të madh!

05/26/2026 22:45
nga:L J

Daniel Lekndreaj duket se po përgatitet seriozisht për sfidën e radhës në karrierën e tij, qoftë në basketbollin kosovar, shqiptar apo edhe jashtë trojeve shqiptare.

Basketbollisti i njohur shqiptar është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet individuale, teksa është më gati se kurrë për sezonin e ri.

Lekndreaj ishte pjesë e KB Prishtina në sezonin e kaluar, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellën e KB Peja dhe KB Bashkimi.

Ai njihet për energjinë e tij të madhe në parket, teksa kudo që ka luajtur ka fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij.

Kujtojmë se basketbollisti është i lirë dhe për të kanë shprehur tashmë interesim disa skuadra, teksa mbetet të shihet se ku do të luajë në sezonin 2026-27.