Shkruan: Faton Abdullahu
Kurti dhe VV-ja duan të jenë në pushtet ama pa dhënë llogari çka bëjnë me atë pushtet. Duan ti mbledhin parat me këtë pushtet që t’i blejnë votat për të mbetur prap në pushtet. Çelsi për këto politika të tyre janë ZGJEDHJET njëra pas tjerës.
1. Duke mos i krijuar institucionet Kurti e VV-ja, duke na quar në zgjedhje vazhdimisht, ata i bishtrojnë përgjgjegjësisë institucionale në raport me BE-në mbi menaxhimin e veriut, projekt për të cilin janë pajtuar.
2. Duke mos i krijuar institucionet por duke shkuar në zgjedhja vazhdimisht Kurti e VV-ja mbetet në pushtet, si UD gjithandej, por në pushtet plotësisht.
3. Duke mos i krijuar institucionet Kurti e VV-ja i kanë parat në dorë dhe i përdorin si dojnë, sa dojnë, për çka dojnë.
4. Në këtë mënyrë Kurti e VV-ja e kanë pushtetin i kanë parat por ata nuk mund t’i kontrolloj askush sepse për kontroll duhet krijimi i Kuvendit dhe institucioneve tjera.
5. Në këtë mënyrë konkretisht duke shkuar pandalshëm në zgjedhje duan që ti dëmtojnë pariparueshëm financiarisht partitë opozitare.
6. Me këto politika nuk lejojnë as opozitën të jetë funksionale, sidomos kundër tyre.
7. Kështu ata merren me çka duan (psh qumshtin Vita) nuk merren me çka duhet (psh ulja e inflacionit).
8. Kështu këta nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse prap i blejnë votat me parat publike dhe prapë fitojnë.
9. Duke mos i krijuar institucionet Kurti e VV-ja duan të sigurohen se sa here e shkelin Kushtetutën ska kush i dënon.