Sporti

Ujkani kërkah hiç, portieri kosovar debuton pas dy sezonesh me Empolin në Serinë A, pëson gol pëson gol pas 7 minutave

06/04/2023 10:11
nga:L J

Empoli ka luajtur ndeshjen e fundit në kampionat për këtë sezon. Skuadra toskane është përballur e Lazion dhe është mundur me shifrat 0-2. Trajneri i vendasve ka vendosur t’i japë pak minuta edhe Samir Ujkanit. Portieri shqiptar ka deburuar kështu në Serinë A me fanellën e Empolit, pavarësisht se është pjesë e ekipit që prej dy viteve.

34-vjeçari është aktivizuar në minutën e 84-të të ndeshjes, ndërsa 7 minuta më vonë ka nxjerrë topin nga rrjetë. Luis Alberto befasoi Ujkanin me një goditje nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 0-2. Kujtojmë se Ujkani ka luajtur përballjen e vetme zyrtare me fanellën e Empolit në sezonin e shkuar, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë.

Ndërkohë në kampionat, këto ishin minutat e tij të para me Empolin në dy sezonet që është pjesë e tyre.