Sporti

Ujkani flet pas ndeshjes, kërkon vetëm fitoren ndaj Greqisë

06/09/2022 23:34
nga:Mergim Rreci

Samir Ujkani e nisi si titullar takimin me Irlandën e Veriut. Portieri veteran u shfaq i lumtur për fitoren 3-2 ndaj Irlandës së Veriut, teksa nuk i kurseu elozhet për kapitenin Amir Rrahmani.

“Pas humbjes me Greqinë ishte e rëndësishme të bënim rezultat, atë bëmë sot. Tani kemi finalen në Greqi, shpresojmë t’i mundim grekët. Jemi mirë, të japim maksimumin për të marrë rezultatin pozitiv.

Golat e pësuar? Te i pari shkoi topi në shtyllën e dytë për fat të keq. Rëndësi ka që ishim kompaktë. Djemtë luajtën me zemër, falënderoj edhe publikun. Nuk ishte e mundur kjo fitore pa ‘Dardanët’.

Rrahmani? Ai është vëllai im, jam i kënaqur që është rritur. Ai është kapiteni ynë, shpresoj ta shoh sa më lart”, deklaroi portieri dardan.