Sot, me fillim nga ora 18:00, do të hedhet shkurt për Nation League .
Kosova, e cila gjendet në vazon e dytë në Ligën C do të shmanget nga Azerbajxhani, Bullgaria dhe Ishujt Faroe, përcjell GazetaBlic Sport .
“Dardanët” do të kenë nga tre vazot e tjera. Në vazon e parë gjenden Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu.
Në vazon e tretë janë Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Qirpo. Dhe, në vazon e katërt gjenden Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
Zëvendësdrejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, duke thënë se synimi është triumfi në Ligën C dhe kalimi në Ligën B.
“Normalisht që qëllimin e kemi për ta fituar grupin dhe për të kaluar në Ligën B, por natyrisht që do të jetë shumë e vështirë. E kuptojmë që çdo kundërshtar është i nivelit të lartë, nuk ka ekipe të lehta, të presim se çfarë do të na ofrojë shorti. Na duhet të jemi të përgatitur dhe të synojmë më të mirën e përbashkët“, tha Ujkani.
/GazetaBlic Sport/