Lajme

Spitali përfshihet nga vërshimet, humbin jetën 17 pacientë në Meksikë

09/08/2021 08:22
nga:Y I

Të paktën 17 pacientë kanë vdekur, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në një spital në shtetin qendror Hidalgo të Meksikës, thonë zyrtarët.

Disa nga viktimat ishin pacientë me Covid-19 dhe po trajtoheshin me terapi me oksigjen, raportojnë mediet lokale.

Ekipet e shpëtimit evakuuan rreth 40 pacientë. Ndërkohë, një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u mbyt në lumë.

Omar Fayad më vonë shkroi në Tëitter se ishte ” shëndosh e mirë”, duke shtuar se autoritetet shtetërore do të vazhdojnë të koordinojnë operacionet e urgjencës në zonat e prekura.

Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, u bëri thirrje banorëve të zonave të ulëta të shkojnë në strehimore ose të qëndrojnë me të afërmit ose miqtë në vende më të sigurta.

Më shumë se 30,000 njerëz në qytete në të gjithë shtetin janë prekur nga përmbytjet.