Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se uji për rajonin e Prishtinës vazhdon të mos rekomandohet për pije.
Përmes një komunikate për media, IKShPK ka treguar rajonet në të cilat uji nuk rekomandohet për pije.
Në mesin e rajoneve është edhe ai i Prishtinës.
Përpos në Prishtinë, uji nuk rekomandohet për pije as në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Prizren.
Komunikata e plotë nga IKShPK:
Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc,
Vragoli.
Rajoni i Gjilanit
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës
Burimet – Hoçë e Madhe, Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit
Malishevë.
Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës


