Lajme

Ujësjellësi Prishtina njofton se disa rrugë kanë mbetur pa ujë të pijshëm

08/17/2025 19:48
nga:Genita C

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se disa rrugë do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm si shkak “i një rrjedhje të madhe uji”.

Në njoftim thuhet se “ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke bërë përpjekje maksimale për sanimin e kësaj rrjedhje uji”.

Ndërsa, pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin:

Rruga” Holger Petersen”

Rruga” Asim Zeneli”

Rruga” Hysen Tërpeza”

Rruga” Muhamet Malsori”

Rruga” Afërdita Ukshini”.