Lajme

Ujësjellësi i kryeqytetit publikon hartën e zonave të prekura me mangan

09/04/2025 12:07
nga:G B

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar hartën e zgjeruar të zonës së prekur me mangan në liqenin e Badocit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar ditë më parë se ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se analizat e fundit laboratorike tregojnë tendencë në rritje të përqendrimit të manganit si në ujin e liqenit, ashtu edhe në rrjetin shpërndarë.