Lajme

Ujdia e mbrojtjes, Vengu paralajmëron stërvitjen e parë Shqipëri–Kosovë–Kroaci sivjet

02/11/2026 15:01
nga:Genita C

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për takimin mes shefave të shtabeve të ushtrisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të ujdisë trilaterale të mbrojtjes.

Ai përmes llogarisë së tij në facebook tha se viti i2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike.

“Një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trilaterale ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ku shefat e shtabeve të tre vendeve zhvilluan një takim të përbashkët”.

“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike”, tha Vengu.