Sporti

Itali – Spanjë, kjo kombëtare është favorite sipas basteve

07/06/2021 16:04
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë sonte takohet me Spanjën.

Italia dhe Spanja takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së Euro2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Kompanitë e basteve shohin sërish favoritë “Azurrët” për të avancuar më tej, me një koeficient 2.4.

Ndërkohë, suksesi i Spanjës kuotohet 3.1, ndërsa shtesa e mundshme 3.3-fishon shumën e parave.

Italia dhe Spanja sfidohen me njëra-tjetrën, mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”.

/GazetaBlic Sport/