Sporti

Ugarte pëson dëmtim të rëndë ndaj Spanjës, largohet ma barelë

06/27/2026 02:48
nga:L J

Manuel Ugarte ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Spanjës.

Mesfushori uruguaian nuk ishte në gjendje të vazhdonte lojën dhe u largua nga fusha me barelë, pasi nuk mund të ecte me këmbët e veta.

Pamjet ishin të rënda dhe kanë ngritur frikën se bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Tashmë priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit.

/GazetaBlic Sport