Ilir Latifi do të kthehet në oktagon vitin e ardhshëm.
Luftëtari me prejardhje shqiptare do të përballet me Alexandr Romanov me 19 shkurt, shkruan GazetaBlic Sport.
Latifi zhvilloi një meç qershorin e kaluar në UFC, atje ku triumfoi ndaj Tanner Boser.
Për fat të keq, “Sledgehammer” ishte i detyruar të mos luftojë për pjesën tjetër të vitit për shkak të dëmtimit që pësoi gjatë luftës me Boser.
Latifi ka thyer krahun në dy vende dhe ka pësuar një dëmtim të rëndë në sy nga një goditje aksidentale e syrit që e la të verbër për disa javë.
Romanovi i pamposhtur e ka mbajtur të paprekur rekordin e tij që kur iu bashkua UFC një vit më parë.
/GazetaBlic Sport/


