Kupa e Botës 2022

Uellsi dhe Irani luajnë pa gola në pjesën e parë

11/25/2022 11:50
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë mes Uellsit dhe Iranit.

Pjesa e parë nuk regjistroi gola në asnjërën anë megjithëse Irani tundi rrjetën e Uellsit në minutën e 16’të, por goli i Gholizadeh u anulua për offside,
përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç këtij momenti 45 minutat e para ishin të varfëra në raste.

Të dy skuadrave u duhet fitorja pasi nga ndeshja e parë Uellsi ka një pikë, kurse Irani është pa pikë pas humbjes së thellë nga Anglia 6-2.

/GazetaBlic Sport/