Kupa e Botës vjen sot me katër ndeshje që do të vendosin gjithçka sa i përket grupeve.
Nga ora 20:00, Anglia takohet me Uellsin, kurse Irani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku pritet të jetë jashtëzakonisht ndeshje e rivalizuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Matematikisht të gjitha skuadrat kanë gjasa për të kaluar tutje brenda këtij grupi, por Anglia është shumë më e favorizuar për të marrë sonte pikët e plota për shkak edhe se Uellsi nuk ka treguar aspak paraqitje të mira deri më tash.
Me një fitore të mundshme, ‘Tre Luanët’ do të kalonin tutje si kryesues të Grupit B.
Ja formacionet e mundshme të këtij takimi:
Uellsi: Ward; Mepham, Rodon, Davies; Roberts, Ramsey, Ampadu, Williams; James, Moore, Bale
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Henderson; Sterling, Mount, Foden; Kane
/GazetaBlic Sport/