Zvicra sot do të përballet me Uellsin në kuadër të grupit A të Euro 2020.
Rivali i Zvicrës, Italia, dje mposhti Turqinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Zvicra po kalon në një formë fantastike ku në 6 takimet e fundit, kanë 5 fitore dhe një barazim.
Zvicra ka një seri fantastike në vitin 2021, ata kanë fituar të gjitha ndeshjet të luajtura në këtë vit kalendarik.
Humbja e fundit e Zvicrës ishte përball Belgjikës me rezultat 2-1 në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në anën tjetër Uellsi në 6 takimet e fundit ka 3 fitore, 2 humbje dhe një barazim.
Këto dy skuadra janë përballur 7 herë me njëra-tjetrën, Zvicra ka 5 fitore ndërsa Uellsi 2.
Përballja e fundit e këtyre dy kombëtareve ishte në vitin 2011, ku Uellsi fitoi me rezultat 2-0.
Formacionet e mundshme:
Uells: Ward; Mepham, Rodon, Davies; Roberts, Allen, Ampadu, Williams; James, Wilson, Bale
Zvicër: Sommer; Elvedi, Schar, Akanji; Mbabu, Zakaria, Xhaka, Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Seferovic
/GazetaBlic Sport/


