Sporti

UEFA zbulon stadiumet ‘mikëpritëse’ të finaleve të Champions League katër vitet e ardhshme

07/16/2021 21:53
nga:E K

UEFA ka zyrtarizuar stadiumet ‘mikëpritëse’ për finalet e Champions League për 4 edicionet e ardhshme.

Këtë të premte UEFA, ka zgjedhur të publikojë listën e stadiumeve që do të organizojnë finalet e mëdha të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Për vitin 2022 finalja do të organizohet në Shën Petersburg, Rusi.

Finalja e edicionit 2023, do të mbahet në Stamboll, kurse në vitin 2024 në Londër dhe 2025 në Munich të Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/