Sporti

UEFA publikon nominimet për futbollistët më të mirë të sezonit 2020-21, nuk ka vend për Messin e Ronaldon

08/13/2021 12:55
nga:Mergim Rreci

UEFA ka dalur me nominimet për çmimet individuale të futbollistëve më të mirë përgjatë këtij sezoni.

Ishte një edicion fantastik nga të gjithë të nominuarit dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u përcaktuar fituesi në mesin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport

Lista e tre portierëve të nominuar për çmimit e më të mirit të sezonit nga UEFA: Thibaut Courtois, Ederson dhe Edouard Mendy.

Lista e tre mbrojtësve të nominuar për çmimin e më të mirit të sezonit nga UEFA: Cesar Azpilicueta, Ruben Dias, Antonio Rudiger.

Lista e tre mesfushorëve të nominuar për çmimine më të mirit të sezonit nga UEFA: Kevin de Bruyne, Jorginho dhe N’Golo Kante.

Lista e tre sulmuesve të nominuar për çmimin e më të mirit të sezonit nga UEFA: Erling Haaland, Robert Lewnadowski dhe Kylian Mbappe.