Sporti

UEFA publikon formacionin e javës së parë të Champions League

09/20/2024 21:20
nga:E K

Për tre ditë më radhë, u zhvlluan 18 ndeshje të javës së parë në Champions League.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionin më të mirë të javës

Në portë është gardiani i Real Madridit, Thibaut Courtois.

Mbrojtja pëbëhet nga Mendes i PSG-së, Matvienko i Shakhtar Donetsk, Panak i Sparta Pragës dhe Lala i skuadrës franceze, Brest.

Tielemans i Aston Villas dhe Gravenberch i Liverpoolit janë në qëndër të mesfushës, ndërsa Wirtz i Leverkusenit e Gittens i Dortmund janë në krah të mesfushës.

Në sulm ka vend për Griezmanin e Atletico Madridit dhe Harry Kane i Bayern Munich.

Formacioni i javës së parë në UEFA Champions League: