Sporti

UEFA paralajmëron klubet e Ligës së Kampionëve që e “tradhëtuan”, pritet dënim i madh për ta!

04/19/2021 18:43
nga:Lorik J

Krijimi i Supërligës ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta, si nga ana e futbollistëve ashtu edhe nga ana e politikanëve.

Kundër krijimit të kësaj lige kanë dal figura të njohura botërore në futboll duke theksuar se kjo ligë po bëhet për qëllime financiare dhe do ta ‘vras’ futbollin, shkruan GazetaBlic Sport.

UEFA ka paralajmëruar dënime të ashpëra për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Dhe duket se ekipet e para që do të pësojnë nga ‘zemërimi’ i UEFA’së do të jenë klubet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve të cilat e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Anëtari i komitetit ekzekutiv të UEFA-s dhe kreu i Federatës daneze, Jesper Moller ka thënë se ai pret që Chelsea, Real Madrid & Man City të përjashtohen nga Champions League këtë sezon:

“Klubet duhet të largohen nga Liga e Kampionëve, dhe unë pres që kjo të ndodhë të Premten.”

/GazetaBlic Sport.