Euro2024

UEFA nuk ka mëshirë: Kroatët u denuan brutalisht për sjellet e tifozëve!

06/19/2024 13:03
nga:Lorik J

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar më së shumti Federatën e Futbollit të Kroacisë. Dënimi u shqiptua për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve kroatë para, gjatë dhe pas ndeshjes kundër Spanjës në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.

“Federata është gjobitur me 63.875 euro për hedhjen e shisheve plastike. Gjithashtu, federata është gjobitur me 24.000 euro për djegien e mjete piroteknike. Shuma totale e gjobës është 87.875 euro.”

Megjithatë, Federata Kroate e Futbollit falënderoi numrin rekord të tifozëve që mbështetën kombëtaren kundër Spanjës.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të Grupit B, Kroacia humbi nga Spanja bindshëm 0:3.

“Sipas procedurës, Federata Kroate do të kërkojë shpjegimin e vendimit, pas së cilës do të merret vendim për ankim të mundshëm ndaj këtij vendimi”, shkruan federata.

Një denim mori edhe Shqipëria. Federata do të duhet të paguajë 37,375 €.

/GazetaBlic Sport