Sporti

UEFA nuk e fal Bayernin, e denon me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa tifozë

02/29/2024 15:18
nga:Lorik J

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit disiplinore, sidomos me dy skuadra, Bayern Munich dhe Olympique Marseille.

Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lazios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendesh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Dayot Upamecano. UEFA ka vendosur të dënojë klubin e Bayern Munich, duke iu ndaluar të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Përveç kësaj klubi është gjobitur me 10 mijë euro për hedhjen e sendeve në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike. Shifrës së gjobës i shtohet edhe një ndeshje pezullim për Upamecano, i cili nuk do të mund të luajë në ndeshjen e dytë kundër skuadrës së Lazios të planifikuar për më 5 mars.

Nga ana tjetër, klubi i Marseille është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shakhtar Donetsk më 15 shkurt.

UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimit të shitjes së biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s . Por, ky dënim nuk do të aplikohet menjëherë pasi kjo masë pezullohet për një periudhë prove për 2 vite.